A i gjuan Kryemadhi anëtarëve të partisë me këpucë?!

Shqipëria

A i gjuan Kryemadhi anëtarëve të partisë me këpucë?!

Më: 7 prill 2018 Në ora: 23:38
Edi Rama/ Monika Kryemadhi

Këpuca e Monika Kryemadhit drejt kryeministrit Edi Rama në parlament pushtoi të gjitha faqet e mediave duke marrë vëmendje të madhe. 

Bazuar në marrëdhëniet e mira dhe lidhjet e punës që ka me Kryemadhin, Erisa Xhixho ka treguar nëse ndodhin gjuajtje me këpucë gjatë debateve në parti.

Në intervistën për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo tha: “Mona funksionon shumë me energji dhe është emocionale, si cdo grua. Kjo është një nga problemet tona kur merremi me politikë. Nuk jemi të ftohta. Rasti i këpucës ishte sepse policia dhunoi disa vajza tonat. Ne nuk na gjuan. Ne kemi debat, por nuk arrijmë deri tek gjuajtja. Me Monën ke debate të forta se është njeri i drejtpërdrejtë. E ke gabim, e ke mirë, ajo ta thotë në sy, nuk di të flasë pas krahëve.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat