Akuza e rëndë e Patozit: Basha na ka vrarë pas shpine pa gjyq, ndërsa Berisha... - Bota Sot
Akuza e rëndë e Patozit: Basha na ka vrarë pas shpine pa gjyq, ndërsa Berisha...

Shqipëria

E hënë, 22 tetor 2018

Akuza e rëndë e Patozit: Basha na ka vrarë pas shpine pa gjyq, ndërsa Berisha...

Më: 16 prill 2018 Në ora: 21:59
Astrit Patozi dhe Lulzim Lulzim

Ish nënkryetari i PD ka bërë dhe një krahasim mes Berishës dhe Lulzim Lulzim . I ftuar në News 24, Patozi tha se Berisha edhe pse ka qenë lider autoritet, garantonte një demokraci të brendshme. Kurse Basha sipas Patozit, “ka vrarë pas shpine pa gjyq”.

 “Berisha edhe pse ka qenë lider autoritet, me një autoritet të gjithëpranuar, që garantonte një demokraci të brendshme me një stabilitet të garantuar. Basha s’është fare i gjithëpranuar, s’ka qenë kurrë, unë se akuzoj se ka shkelur rregullat e brendshme demokratike, por e akuzoj publikisht për prishjen e normave më elementare që garantojnë një organizatë politike të qëndrojë e bashkuar, gjë që Berisha s’ka guxuar kurrë ta bëjë. Mund të bëje karrierë nëse nuk donte Berisha? Ka pasur në qeverinë e tij dhe kryesi, mund të kishte personazhe që s’i kishte qejf fare, por…me të gjitha të mirat e të këqijat e tij, s’ka guxuar kurrë të godasë nervin e PD e të prishë ekuilibrat”. Sipas tij, “pse s’guxon të na ftojë të kthehemi ne Lulzim Basha? Ne Basha na ka vrarë pas shpine pa gjyq, s’kemi pasur debat ne dhe nuk ka lidhje me emra konkrete. Vetem frikacaku te vret naten se nje burre i forte dhe trim te therret e te thote s’do jesh, eshte problem mentaliteti”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test