Rama nga Lezha: Qeveria ka rritur vetëm dy taksa

Shqipëria

Rama nga Lezha: Qeveria ka rritur vetëm dy taksa

Më: 7 maj 2018 Në ora: 17:44
Edi Rama

Qeveria e vazhdoi fushatën e llogaridhënies publike në qytetin e Lezhës, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Rama.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve edhe njëherë që të përdorin platformën online për çdo problem që ndeshet në dyert e zyrave të shtetit.

“Përveçse zgjidhen problemet e njerëzve pa humbur kohë, çdokush që shkruan merr përgjigje brenda 10 ditëve dhe praktikisht zgjidhja jepet sa herë që qytetarit i takon. Por mbasi jepet zgjidhja, drejtuesi i institucionit nis një hetim pse është vonuar zgjidhja e problemit. Kjo është rruga e duhur për të zgjidhur sa më shumë çështje të njerëzve dhe për të pastruar zyrat nga individë që nuk e meritojnë të marrin rrogën pasi nuk kryejnë si duhet detyrën”, tha Rama.

“Në këtë fushatë ne nuk duam të bëjmë një paradë suksesesh. Në 6 muaj kemi bërë shumë, por jemi të qartë se ky mandat ka një peshë të madhe për ne dhe na duhet shumë punë. Është shumë i rëndësishëm komunikimi i drejtpërdrejtë për të trajtuar shumë tema që janë shumë të rëndësishme për njerëzit”, tha Rama.

Më tej, kryeministri Rama u shpreh se Qeveria ka rritur vetëm 2 taksa, atë për kompanitë e mëdha dhe për karburantin.

“Brenda çmimit të karburantit ne paguajmë edhe taksën e qarkullimit, e cila në rajon paguhet e ndarë. Këto janë dy taksat që kemi rritur. Nuk duhet të ngatërrojmë faturat e ujit dhe të dritave, pasi ato janë detyrime që qytetarët paguajnë për mallin që konsumon”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat