Presidenti Meta në Berat, vlerëson me titullin “Naim Frashëri” sportistët e njohur

Shqipëria

Presidenti Meta në Berat, vlerëson me titullin “Naim Frashëri” sportistët e njohur

Më: 20 maj 2018 Në ora: 20:15
Meta në Berat

Në Bashkinë e qytetit, në prani të përfaqësuesve të Parlamentit, pushtetit vendor, autoriteteve fetare dhe qytetarëve beratas, u zhvillua ceremonia e dhënies së dekoratave për disa nga sportistët më të shquar të Beratit.
 
Presidenti i Republikës vlerësoi me Titullin “Naim Frashëri” peshëngritësin dhe trajnerin Vasil Hoço dhe futbollistin e paharruar, tashmë edhe ai trajner Përparim Kovaçi. Ndërkaq me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” u nderuan ping-pongisti Ilir Shabanaj dhe volejbollistja e njohur e ekipit të ‘Tomorit’, Ollga Gjoku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat