Moderatori i njohur: Shoqëritë që nuk protestojnë, vdesin...

Shqipëria

Moderatori i njohur: Shoqëritë që nuk protestojnë, vdesin...

Më: 27 maj 2018 Në ora: 10:44
Protesta e djeshme

Moderatori i njohur Adi Krasta përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se shoqërite që s’protestojnë janë të destinuara të mpaken, ndrydhen …tkurren. Reagimi i Krastës vjen  në një ditë kur opozita dhe mbështetës të saj protestuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Nuk është luks të protestosh.

Është përgjegjësi për një kauzë që është e lidhur jo vetëm me ty… por kushtëzon jetën e të gjithëve .

Duhet kurajë për të vepruar, kuptuar, për të gjetur fuqinë e shprehjes.

Ne jemi qytetarë dhe protestues. Nuk ka rrugë të posacme për protestën. Nuk ka sheshe të përcaktuara e faqe të dedikuara on line.

Nuk ka kauza të mëdha e të vogla, të rëndësishme e më pak të rëndësishme. Është shpirti i lirë që vendos për çfarë të protestojë dhe kur. Apatia është fillimi i gjumit. Indiferenca është përgjumja para vdekjes”, shkruan Krasta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat