Ruçi: Nuk ka Kushtetutë që të japë rekomandime më të mira se fëmijët

Shqipëria

Ruçi: Nuk ka Kushtetutë që të japë rekomandime më të mira se fëmijët

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 11:51
Gramoz Ruçi

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur në sallën e seancave plenare një grup fëmijësh, të cilët me çiltërsinë e tyre bënë kritika dhe dhanë sugjerime.

“Dëshiroj t’u them që në fillim që më e nderuara në detyrë është misioni im si kryetar i grupit të deputetëve “Miq të fëmijëve”. Unë i dëgjova me shumë vëmendje vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet që prezantuat përmes gjetjeve të raportit “Zëri i të rinjve të Shqipërisë” për 2017. Zakonisht ne të zgjedhurve nuk na vjen mirë kur kritikohemi, po ua them sinqerisht që u ndjeva mirë kur dëgjova ato kritika nga zëri juaj dhe çiltërsia juaj. Nuk ka Konventë e Kushtetutë në botë që të japë rekomandime e të formulojë detyrime më të mira e më të drejta se sa mesazhet që ju dhatë sot. Jeni burimi më i drejt për drejtë, më gjithëpërfshirës i së drejtës për çdo ligj që ne hartojmë”, tha Ruçi.

Ai tha se edhe përfaqësuesit e popullit kanë nevojë për mirësinë dhe dashurinë e fëmijëve. “Ne si përfaqësues të popullit kemi nevojë dhe për mirësinë, dashurinë dhe buzëqeshjen tuaj por mbi të gjitha kemi nevojë për sugjerimet tuaja, kritikat tuaja, vërejtjet dhe rekomandimet e problemeve që mbart kjo kategori shoqërore”, tha ai.

Ai vlerësoi mësuesit për të cilët tha se ka ende shumë për të bërë për misionin e tyre. “Garantoj se do të bëj të gjitha përpjekjet që Kuvendi i Shqipërisë të hartojë ligje më të mira për arsimimin që ju fëmijët tanë të fitoni shkollim më cilësor, të krahasueshëm me moshatarët tuaj europianë”, vijoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat