“Më çoni emrat e deputetëve që ju kërkojnë të punësoni njerëz partie”, ultimatum i Ramës

Shqipëria

“Më çoni emrat e deputetëve që ju kërkojnë të punësoni njerëz partie”, ultimatum i Ramës

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 15:06
Edi Rama

Gjatë një takimi me drejtorët e punësimit në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë në lidhje me dhënien e vendeve të lira.

Mësohet se në takimin me dyer të mbyllura Rama ka kërkuar që t’i raportojnë nëse ndonjë deputet u kërkon favore për të punësuar njerëz.

“Nuk do tolerojmë asnjë deputet që kërkon të punësojë njerëz të partisë në zyrat e punës. Mos bëni punën e asnjë punonjësi të paafte, por t’i shkarkoni pa marrë parasysh asnjë bindje politike apo kush e ka sjelle në punë. Merrni për bazë vetëm aftësinë dhe performancën individuale”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Sipas tij nëse një ministër apo deputet ndërhyn për 1 punonjës të vetëm të paaftë t’i çojnë me mesazh emrin.

“Më çoni me sms emrin e deputetit apo ndërhyrjes. Faleminderit që më kursyet sikletin që të më duhej të shkarkoja ndonjë këtë muaj, por kjo nuk do të thotë që do ju fal muajin tjetër…e di që jeni zgjuar. Mbani ritmin”, është shprehur Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat