FA në gatishmëri të plotë për mbarëvajtjen e sezonit turistik

Shqipëria

FA në gatishmëri të plotë për mbarëvajtjen e sezonit turistik

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 21:38
Olta Xhaçka

Forcat e Armatosura do të japin kontributin e tyre për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Trupat e FA do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë nga toka, ajri apo uji në rast nevoje për emergjenca të ndryshme civile.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë fjalë së saj, në aktivitetin e zhvilluar nga qeveria në Vlorë, u shpreh se, rritja e fluksit të turizmit, ka bërë që edhe FA të jetë maksimalisht e angazhuar për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“Janë marrë të gjitha masat për të ofruar lehtësira për të vizituar zona të cilat kanë të bëjnë me FA-të për qëllime vizite në parqet turistike të zonave të armatosura, bëhet fjalë për parkun e arkeologjik të Orikumit, Karaburunit, Ishullin e Sazanit, Porto-Palermos  dhe bazën e Shëngjinit. Do ofrojmë siguro përmes strukturave operacionale për emergjencat civile sezonale. Ka në gatishmëri, trupa të reagimit të menjëhershëm në për ndërhyrje nga ajri apo toka. Ne disponojmë kapacitete shpëtimi si për në mal, ashtu dhe për në ujë”, tha Xhaçka. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat