Detajet befasuese: Xhaferi kishte lidhje jashtëmartesore me Xhuljetën

Shqipëria

Detajet befasuese: Xhaferi kishte lidhje jashtëmartesore me Xhuljetën

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 11:47
Xhafer Mara

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarje e rëndë që ndodhi sot në ‘Don Bosko’, ku një 31-vjeçar vrau me armë zjarri ish-të dashurën Xhuljeta Çuni.

Mësohet se Xhafer Mara ishte divorcuar pak kohë më parë, ndërsa kishte një djalë 1 vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se fëmijën e mbante ai bashkë me prindërit e tij.

Gazetarja Bezat bën me dije për ‘BalkanWeb’ se Mara kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me Xhuljetën, vajzën që vrau sot, marrëdhënie që çoi edhe në divorc.

Pavarësisht se hoqi dorë nga martesa e tij, lidhja me Xhuljetën zgjati vetëm 6 muaj.

Po ashtu mësohet se vajza punonte në një supermarket afër banesës së djalit.

Xhuljeta ishte nga Mati dhe Xhaferi nga Kukësi. Të dy jetonin në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat