Qeveria do të bëjë dezinfektimin e mushkonjaves - Bota Sot
Qeveria do të bëjë dezinfektimin e mushkonjaves

Shqipëria

E shtunë, 20 tetor 2018

Qeveria do të bëjë dezinfektimin e mushkonjaves

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 23:03
Ilustrim

Disa vite më parë qeverinë e përbënin dy persona, kryeministri Edi Rama e Kryetari i Kuvendit Ilir Meta... dhe është e paharrueshme koha kur në parlament një deputet i opozitës ironizoi kreun e qeverisë duke i sugjeruar të shkonte në Divjakë, pasi i kishin rënë “mushkonjat” e drogës.

Ajo ka qenë koha e vetme kur qeveria e majtë ka kryer dezinfektim të zonave nga mushkonjat, sidomos në periudhën e pranverës e verës. 

Pavarësisht dhe “mushkonjave” të drogës (avionëve të vegjël që transportonin drogë), qeveria papritmas vendosi që të heqë dorë nga ky aktivitet që kryhej dhe nën kohën e komunizmit me një frekuencë më të shpejtë.

Por duket se këtë vit, qeveria ka ndërmend t’i rikthehet spërkatjes me avionë për të mënjanuar sa më shumë problematikën e madhe që shkaktojnë mushkonjat gjatë sezonit turistik.

I ftuar në emisionin Arena, Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se këtë vit do të realizojë një dezinfektim të dytë.

Klosi: Për sa i përket problemit të mushkonjave, kryeministri i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë të realizojë një dezinfektim të dytë. Është realizuar një herë dhe i dyti besoj do të realizohet brenda pak ditësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test