Turistja gjermane bllokohet në kanionet e Osumit, shpëtohet nga policia

Shqipëria

Turistja gjermane bllokohet në kanionet e Osumit, shpëtohet nga policia

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 17:06
Kanionet e Osumit

Një turiste gjermane mbeti e bllokuar në kanionet e Osumit, ndërsa ndërhyrja në kohë e policia ka bërë të mundur shpëtimin e saj pa lëndime.

Policia njofton se ishte njoftuar se në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës” në kanione, në lumë, një shtetase e huaj ka mbetur vetëm dhe kërkon ndihmën e Policisë për të dalë nga kanionet, menjeherë u organizuan shërbimet e policisë të Komisariatit Skrapar, për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje.

Forcat policore konstatuan shtetasen gjermane K.P., e cila ishte pushuese së bashku me shtetasin gjerman H.P. Pasi ishin futur në kanione me varkë, shtetasja K.P., e kishte lënë përgjysmë udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur në lumë.

Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, u nxor turistja jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat