4 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohet 67 kg drogë

Shqipëria

4 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohet 67 kg drogë

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 09:25
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës në finalizm të aksionit të koduar “Zallmneri” godet një tjetër rast i shitblerjes të lëndëve narkotike.
Në pranga janë vënë 4 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohet lëndë narkotike, automjet dhe aparate celularë.

Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zallmneri”, arrestuan në flagrancë shtetasit: Xhevahir Lusha, 47 vjeç, banues në Tiranë, Ilirjan Selimi, 34 vjeç, banues në Tiranë, Ervin Lika, 30 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Lika, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi: B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në rrugën “Teuta” u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip “Golf”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, automjet tip “Golf” dhe 3 aparate celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat