Nën kërcënimin e kameras për mëse një vit, shqiptaren e detyrojnë të bëjë orgji

Shqipëria

Nën kërcënimin e kameras për mëse një vit, shqiptaren e detyrojnë të bëjë orgji

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Autoritetet në Rodos kanë nisur hetimet pasi një qytetare shqiptare akuzoi 3 shtetas grekë se e kishin përdhunuar dhe i bënin shantazh.

31-vjeçarja, e cila është e divorcuar dhe vitet e fundit jeton në ishullin e Rodos, ku nëpërmjet facebookut ishte njohur dhe më pas kishte krijuar lidhje intime me një vendas, edhe pse ky ishte i martuar e baba i dy fëmijëve.

Ajo shkonte në banesën e këtij të fundit, i cili, sipas denoncimit, në verë të vitit 2016 i propozoi që ta njihte me edhe dy miq të tij.

Partneri dhe dy miqtë i shkuan asaj në banesë dhe pasi konsumuan sasi të mëdha alkooli (edhe 31 vjeçarja e sotme), ajo bëri seks me të tre.

Partneri i tha se i kishte filmuar skenat me celular dhe i premtoi se do t’i fshinte.

Sipas denoncimit, partneri i kërkoi që ta përsëritnin orgjinë, por ajo kundërshtoi. Atëherë ky i tha që po të mos pranonte, do ta vendoste videon në internet.

Atëherë ajo u detyrua të bindej.

Orgjitë përsëriteshin 4-5 herë në muaj për një periudhë njëvjeçare. Dhe gjithmonë partneri filmonte, fillimisht me celular, pastaj me një kamera profesionale.

Sipas denoncimit, të tre ata e kishin detyruar 31-vjeçaren që të nënshkruante një deklaratë, ku thuhej se orgjitë dhe filmimet, ishin bërë me miratimin e saj dhe kundrejt një pagese prej 20.000 eurosh.

Por ajo thotë se kurrë nuk i ka marrë ato para.

Shfrytëzimi i saj mori fund në shkurt 2017, kur u detyrua të largohej nga Rodos për shkak të një problemi të rëndë gjinekologjik që kërkonte trajtim të specializuar.

Ajo u kthye në ishull në verë të atij viti, filloi punë në një biznes dhe kishte ndryshuar edhe banesë, edhe numër telefoni. Mirëpo pak muaj më vonë, në shtator, ish partneri i saj e gjeti dhe duke e kërcënuar e futi në makinën e tij. Shkuan në një vend të shkretë dhe aty e detyroi që të bënte seks. Dhe kjo u përsërit disa herë.

Gjatë kryerjes së hetimeve, 31-vjeçarja gjeti dhe dorëzoi me cilësinë e provës që paktën dy video që janë publikuar në internet, një faqe të njohur pornografike.

Sipas gazetës “Dimokratia” të Rodos, që e ka bërë publike këtë çështje, të tre protagonistët janë marrë në pyetje, por deri tanë thonë se nuk kanë as një lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat