Kërcënimi me armë ndaj gazetarit Shota, Artan Hoxha: Më i rëndë se sulmi ndaj Lalës…

Shqipëria

Kërcënimi me armë ndaj gazetarit Shota, Artan Hoxha: Më i rëndë se sulmi ndaj Lalës…

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 14:27
Artan Hoxha

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka reaguar sot ashpër kundër kërcënimit me armë që u bë mëngjesin e sotëm në Laç ndaj korrespondentit të Fax News dhe disa televizioneve të tjera, Julian Shota.

Hoxha thotë se ky është një sulm edhe më i rëndë se ai ndaj Klodiana Lalës, pasi kërcënuesi as që ka pasur frikë të tregojë fytyrën, dhe Julian Shota ka qenë në krye të detyrës.

Sipas gazetarit Hoxha për këtë ngjarje nuk ka reaguar askush, pasi në ndryshim  nga rasti i Lalës, këtë herë politika nuk mund të përfitojë kredo politike, pasi kemi të bëjmë me një ngjarje në dukje lokale.

Gazetari shkon më tej duke thënë se fajtori i vetëm për këtë ngjarje, më shumë sesa biznesmeni është elita jonë politike, që është e lidhur keqazi me krimin dhe ka treguar mungesë respekti për gazetarët.

Postimi i Artan Hoxhës:

Fryma e krijuar ne vend, e sulmeve e kercenimeve kunder reportereve te terrenit nen sponsorizimin direkt te klases politike sot ka dhene nje mesazh edhe me te rende. Korrespondenti qe mbulon nje nga zonat me problematike ne vend, Fushe Kruje-Kruje-Lac-Mirdite, eshte kercenuar haptazi, diten per diell, ne mes te qytetit, mes dhjetera deshmitareve, per te vetmin motiv se po bente nje kronike per nje shperthim eksplozivi ndaj nje biznesi privat.

Kercenimi ka qene i qarte si drita e diellit, gazetarit i eshte kerkuar te mos raportoje, ne te kundert ai, familja e tij jane te identifikuara dhe do te kene pasoja. Sikur te mos mjaftonte kjo, kercenuesi ka mbushur pistoleten(nuk e dime ende me leje apo pa leje, por meqe jemi ne Lac, aty zakonisht vendasve u ndodhet ne brez ndonje kobure) dhe ia ka drejtuar ne fytyre gazetarit. Sikur te mos kishin nderhyre persona te afert te kercenuesit dhe tia bllokonin doren qe mbante armen nuk dihej cfare do te kishte ndodhur dhe mbase sot do te kishim deshmorin e pare te medias te vrare ne krye te detyres(larg qofte).

Kercenimi kete radhe eshte shume me i forte se ndaj Klodiana Lales. Kercenuesi kete radhe nuk eshte kujdesur fare qe te fsheh fytyren e tij ne terrin e nates apo te qellonte tinez mbi muret e shtepise se gazetarit. Kercenimi me jeten e gazetarit eshte bere me tyten e pistoletes, ne fundin e se ciles qendronte gati nje fishek qe do ti mjaftonte vetem nje rrudhje gishti per tia derdhur trute ne toke reporterit. Kete radhe kercenimi me pistolete te mbushur drejtuar mbi fytyren e gazetarit ka emer, ka fytyre, ka deshmitare, vetem shefi i policise per fat te keq ka shkuar me leje.
Kjo eshte te leshosh piskamen deri ne kup te qiellit!!! Kjo deshmon qarte se fryma e krijuar ndaj detyres se reportereve te terrenit per te informuar publikun eshte jashtezakonisht e rende dhe teper e rrezikshme per jeten e tyre…

Cudia kete radhe qendron ne faktin se reporterin qe banon ne qytetin e njohur si “kryeqyteti tritolit” ne Europe, Fushe Kruje, nuk ka dale ende askush ta mbroje vec medias ku punon. Madje, media e korrespondentit tjeter qe ka qene ne vendngjarje nuk ka dhene ende asgje mbi kercenimin. Nuk e di motivin por mesa e di une, korrespondentet e Neës24 dhe Report TV ne kete zone jane babe e bir.

Me sa duket fakti qe kete radhe te kercenuarit nuk banojne ne Tirane, nuk punojne ne redaksite qendrore te televizioneve ne kryeqytet, nuk u kane bere ndonje sherbim te vecante pushtetit apo opozites. Ende kryeministri nuk e denuar aktin dhe “kercenuar” krimin. Ende shefi opozites dhe qytetari digital nuk e kane denuar aktin kriminal dhe “kercenuar” kryeministrin, se po iu prek nje qime floku Julian Shotes nuk do te gjej vrime ku te futet. Mbase nga qe mendojne se kete radhe nuk mund te fitojne aq kapital politik sa ne rastin e Klodianes.

Ende presidenti Meta nuk i ka bere telefon Julianit, mbase nuk i ka gjetur akoma numrin e telefonit. As shefja e LSI, Kryemadhi, as vet Tit Vasili nuk jane shprehur akoma te indinjuar per kete kercenim ndaj fjales se lire dhe nuk e kane denoncuar lidhjen kriminale te qeverise Rama me mafian. Akoma nuk po shoh ne rrjetet sociale mesazhe solidarizuese nga koleget me korrespondentin Julian Shota!!!! As zyra e OSBE, zyra e BE, ambasada e SHBA-se nuk kane bere ende nje deklarate ne mbrojtje te Julianit…

Per te gjitha keto qe permenda me siper dhe shume te tjera qe nuk me tepron koha tani ti rendis, ngjarja e sotme eshte akoma dhe me e rende se ajo e Klodianes, dhe jeta e Jualian Shotes dhe familjes se tij eshte edhe me shume e rrezikuar. Mos harroni ne Lac nuk ta falin kollaj dhe nuk ta harrojne kurre.

Ca me keq, banesa e Julianit eshte ne Fushe Kruje, ku nje kallep tritoli e gjen me kollaj se nje kanoce birre. Prandaj gjej rastin ti shpreh solidaritetin dhe mbeshtetjen time Julian Shotes korrespondentit te Report TV dhe korrespondentit tjeter te neës24. Prandaj sot duhet te jemi me Julian Shoten dhe ne krah te tij, sepse ate nuk po e mbron as politika dhe as diplomatet edhe pse ai eshte kercenuar qartazi ne krye te detyres(pa patur nevoje te hamendesojme mbi motivin)….

Dhe ne fund dy fjale per kercenuesin. As nuk e njoh, as dua ta njoh dhe as me intereson kush eshte. Ai thjeshte ka bere cfare ka pare dhe cfare ka degjuar per gazetaret keto kohe. Fajtori i vertete me kobure drejtuar mbi fytyren e reportereve nuk eshte ai, eshte elita jone politike, nga i pari deri tek i fundit. Jane ata qe na sulmojne nga mengjesi ne mesnate, live nga ekrani pa u hyre gjemba ne kembe. Jane ata qe bejne sikur na dalin ne krah kur u duhet per kapital politik, por qe heshtin si shurdh-memece per raste si ky i sotmi. Julian Shota, qendro i forte, ti nuk je vetem…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat