Ndryshimet në qeveri, Ahmetaj: Proces politik, e presim si të tillë - Bota Sot
Ndryshimet në qeveri, Ahmetaj: Proces politik, e presim si të tillë

Shqipëria

Ndryshimet në qeveri, Ahmetaj: Proces politik, e presim si të tillë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 15:51
Arben Ahmetaj dhe Denis Dyrnjaja

Arben Ahmetaj ishte i ftuari i parë në programin “Top Talk” në Top Channel me gazetarin Denis Dyrnjaja.

Një nga temat e fundgushtit e këtij fillim shtatori janë ndryshimet e pritshme në qeveri, e nisur edhe nga mbledhja e kryesisë së PS mëngjesin e së hënës, Ahmetaj u pyet rreth kësaj çështje, për të cilën ka tepër interes.

“Sjellja e ministrave është sjellje politike, në fund vlerësohet puna, pritet vendimmarrja e kryeministrit. Por në mënyrë politike siç jemi vendosur ministra, po në mënyrë politike do të prisnim ndryshimet në qeveri”, u shpreh Ahmetaj duke theksuar se i takon vetëm kryeministrit Rama që të vendosë nëse do të ketë ose jo ndryshime në qeveri.

Një tjetër vendim i rëndësishëm duket se do të merret edhe për Teatrin Kombëtar, pasi ligji që i hapte rrugë shembjes së godinës së vjetër dhe ndërtimit të një godine të re u kthye mbrapsht nga Presidenti Meta.

Kjo nisur edhe nga qëndrimi i ashpër që kanë mbajtur partitë opozitare LSI e PD, të cilat e kanë quajtur shpesh si “vija e kuqe” prishjen e godinës së vjetër.

“Teatri është një proces i zakonshëm investim, apo konsiderimi administrativ. Besoj se gjithë diskutimin e ka marrë ndër muaj. Kur të vijë dekreti në parlament besoj do kemi një qëndrim”, tha Ahmetaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...