Cipras nderon shqiptarin hero

Shqipëria

Cipras nderon shqiptarin hero

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 07:51
Fieri

Mbi 90 persona humbën jetën nga zjarret masive që prekën periferitë e Athinës në muajin Korrik.

Por mes shumë historive të tmerrit kishte edhe nga ato raste impresionuese kur persona të ndryshëm bënë heroin duke shpëtuar jetë njerëzish.

E tillë është historia e një shqiptari nga Levani i Fierit.

Agim Cufe, ka shpëtuar dhjetëra persona në fshatin e Matit duke i larguar përmes një skafi nga zonat  zjarreve. Ai u nderua nga kryeministri grek Aleksis Cipras që ishte në zonën e tragjedisë.

Po ashtu, kryeministri grek nderoi edhe dy shtetas egjiptianë që shpëtuan disa persona. Për shqiptarin dhe egjiptianët, qeveria ka kërkuar dhënien e nënshtetësisë greke. Pritet që së shpejti presidenti i Greqisë të firmosë dekretin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat