PD: Pikat e basteve kanë shumëfishuar aktivitetin - Bota Sot
PD: Pikat e basteve kanë shumëfishuar aktivitetin

Shqipëria

E mërkurë, 14 nëntor 2018

PD: Pikat e basteve kanë shumëfishuar aktivitetin

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 14:12
Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku

Deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku, dolën përpara mediave të premten, duke deklaruar se “pikat e basteve në pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafajt kanë shumëfishuar aktivitetin e tyre”.

“Të dhënat tregojnë qartë se shtimi i pikave ka nisur gjatë operacionit “Fundi i Marrëzisë” e vazhdoi kur Fatmir Xhafaj e bllokoi ligjin e kumarit. Kjo është lidhja mes pushtetit dhe krimit që kontrollon lojrat e fatit”, deklaroi Alibeaj.

“Koncesioni i monitorimit “online” të pikave të basteve i siguron Olsi Ramës miliona euro”, shtoi deputeti demokrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test