14-vjeçarja flet pas lirimit nga policia: Fjeta në bagazh të makinës, më kanë humbur librat - Bota Sot
14-vjeçarja flet pas lirimit nga policia: Fjeta në bagazh të makinës, më kanë humbur librat

Shqipëria

14-vjeçarja flet pas lirimit nga policia: Fjeta në bagazh të makinës, më kanë humbur librat

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 11:22
14-vjeçarja

Familjarët e fisit Balaj në Jalë e kanë kaluar natën jashtë në pamundësi për të gjetur një vend ku të qëndrojnë pas shembjes së banesave nga IKMT.

Fadromat kanë shembur edhe të vetmen banesë me certifikatë pronësie që daton e vitit 1947.

Mes personave që kanë mbetur në qiell të hapur është edhe një vajzë 14 vjeçare, e cila thotë se pas shembjes së shtëpisë nuk ka arritur të shkojë as në shkollë pasi librat i kanë humbur nën rrënoja.

E mitura ishte mes 7 personave që u shoqëruan në polici pas përplasjes së IKMT me banorët.

"Kanë qenë 10 orë fiks që më kanë mbajtur vetëm mua në polici, babin dhe kushërinjtë i kanë mbajtur më shumë.Unë jam pa larë, librat nuk e di fare ku i kam, nga kanë shkuar. Mbrëmë kam fjetur në makinë, në bagazh se nuk dija ku të shkoja", thote ajo.

Ndërtesat e shembura një ditë më parë në Jalë sipas banorëve shërbenin si ndërtesa, ndërsa një pjesë e tyre shfrytëzoheshin për turistët gjatë muajve të verës.

Por sipas IKMT bëhet fjalë për shembjen e 9 objekteve të palegalizuara me funksione shërbimi, kryesisht hoteleri, për të cilat pronarët ishin njoftuar sipas rregullave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...