Ndalimi i importit të makinave të vjetra, çfarë ndodh me ata që sapo janë blerë - Bota Sot
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, çfarë ndodh me ata që sapo janë blerë

Shqipëria

E martë, 23 tetor 2018

Ndalimi i importit të makinave të vjetra, çfarë ndodh me ata që sapo janë blerë

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Duke nisur nga data 1 janar 2019, në Shqipëri do të ndalohet importi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim. Në ditën pa makina, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka prezantuar këtë projektvendim. Sipas ministrit projektvendimi nuk prek makinat e përdorura mbi 10 vjet prodhim që janë aktualisht në qarkullim, por kufizon futjen e makinave të tilla pas 1 janarit 2019.

Ndërsa për makinat e patarguara që janë aktualisht në Shqipëri do të lihet një afat 5 mujor që të regjistrohen. Ministri Klosi theksoi se kjo nismë bëhet në mbështetje të shëndetit të qytetarëve, pavarësisht kundërshtimit nga grupe të caktuara interesi si komuniteti i menaxhimit të biznesit, ata që merren me riparimin e makinave të vjetra dhe shitësit e karburantit.

“Në radhë të parë ne flasim për shëndetin dhe kur bëhet biseda për shëndetin nuk ka nevojë që të bësh asnjë bisedë tjetër, kur flitet sesa shumë janë shtuar problematikat e sëmundjeve në vetëm vitet e fundit në vendin tonë që vijnë nga ndotja e ajrit, nga makinat në vendin tonë. Nga viti 2012 në 2015 sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ne kemi 23% më shumë sëmundje të njerëzve nga ndotja. Dhe për këtë ne duhet të marrim veprime drastike për të kufizuar ndotësit dhe prandaj marrim këtë mekanizëm drastik, sepse duam që të reduktojmë në maksimum ndotjen e ajrit”, deklaroi ministri per gsh. Klosi dha shembullin e Kosovës, si një ndër vendet që e ka futur këtë kufizim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test