"Inceneratori i Elbasanit nuk ndizet, paratë jepen sikur punon me kapacitet të plotë"

Shqipëria

"Inceneratori i Elbasanit nuk ndizet, paratë jepen sikur punon me kapacitet të plotë"

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 23:15
Besjan Pesha

Aktivisti i shoqërisë civile Besjan Pesha i ftuar në "Ekopolitikë", tha se 80 mln euro jepen vetëm këtë vit për koncesionarët, duke përmendur se shumë prej tyre nuk kanë rritur shërbimet.

Pesha: Praktikisht këto që qeveria i quan koncesione, për mua nuk janë as koncesione, janë prokurime të drejtpërdrejta, që nuk kanë logjikën e koncesioneve brenda, fatura vetëm këtë vit është 80 milionë euro. Për 4-5 vite e ardhshme parashikohet që kjo faturë të shkojë 200 milionë euro. Është një shifër shumë e madhe për disa shërbime që nuk kanë ndryshuar. 

Po paguajmë më shtrenjtë disa shërbime që nuk i marrim fare. Modeli i inceneratorit në Elbasan, megjithëse nuk është ndezur asnjë ditë dhe ne vazhdojmë ta paguajmë sikur funksionon me kapacitet të plotë. Situata është e njëjtë me ndotjen në Elbasan, e vetmja gjë që nuk është e njëjtë është diferenca në buxhetin. Ata para nga xhepat e qytetarëve kanë shkuar tek një kompani private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat