Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini reagoi në lidhje me një tentative për grabitje ku mbeti i vrarë shqiptari, Eduart Kozi.
Ai u qëlluan nga karabinierët pas një tentative për grabitje në një dyqan cigaresh.
Dy karabinierët dhe roja e sigurisë u përpoqën të ndalonin grabitësit, edhe pse prokuroria ka hapur hetim për të verifikuar nëse janë tejkaluar kompetencat apo jo.
Por zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, në një postim në Tëitter shkruan se “ata nuk meritojnë të hetohen, por meritojnë një medalje”.
“Karabinierët dhe roja e sigurisë, që rrezikuan jetën e tyre, bënë vetëm detyrën e tyre: nuk meritojnë një hetim, por një medalje,” shkruan Salvini.