Ambasadorja gjermane flet troç: Opozita të kthehet në Kuvend për reformën zgjedhore - Bota Sot
Ambasadorja gjermane flet troç: Opozita të kthehet në Kuvend për reformën zgjedhore

Shqipëria

E shtunë, 20 tetor 2018

Ambasadorja gjermane flet troç: Opozita të kthehet në Kuvend për reformën zgjedhore

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 14:00
Ambasadorja gjermane Susanne Schütz

Ambasadorja gjermane Susanne Schütz dha sot njw prononcim lidhur me reformën zgjedhore.

„Ne përshëndesim faktin që procesi i reformës zgjedhore po përparon nëpërmjet paraqitjes këtu ditën e sotme të një dokumenti pune. Qeveria Federale Gjermane, Bundestag-u Gjerman dhe Bashkimi Evropian kanë nënvizuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë, të cilën ata i kushtojnë zbatimit të Rekomandimeve të OSBE/ODHIR në lidhje me kodin zgjedhor shqiptar. Gjermania mbështet financiarisht punën e ekspertëve të pavarur në procesin e reformës zgjedhore”, tha ajo. Ambasadorja gjermane per pasoje ka nje mesazh per opoziten qe nuk eshte bere pjese e negociatave per draftin e reformes.“Reforma e kodit zgjedhor shqiptar u theksua nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian në Këshillin e Përgjithshëm në muajin qershor si një hap i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë. Duke pasur parasysh vendimin për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit vitin që vjen, është e rëndësishme që të mos humbni kohë. Ne presim që të gjithë grupet paralamentare, duke përfshirë edhe opozitën të heqin dorë nga qëndrimi bllokues dhe të kthehen në Parlament për të vijuar menjëherë me reformën gjedhore dhe për ta bërë atë të zbatueshme deri nëzgjedhjet e ardhshme vendore.“

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test