Reforma zgjedhore, Çuçi: Amendimet e Kodit Elektoral, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODHIR - Bota Sot
Reforma zgjedhore, Çuçi: Amendimet e Kodit Elektoral, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODHIR

Shqipëria

E hënë, 19 nëntor 2018

Reforma zgjedhore, Çuçi: Amendimet e Kodit Elektoral, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODHIR

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore paraqiti sot paketën e amendimeve të Kodit Zgjedhor që janë hartuar në përputhje me rekomandimet e raporteve të OSBE/ODHIR. Paketa e propozimeve u paraqit nga bashkëkryetari i Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, Blendi Çuçi në prani të ambasadores gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Ambasadorit OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, ekspertëve të huaj dhe vendas, përfaqësuesve politikë, mes të cilëve mungonin përfaqësues të opozitës parlamentare.

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Blendi Çuçi tha se takimi vjen në një fazë të rëndësishme të procesit të reformës zgjedhore për të ndarë një projekt shumë fillestar të  amendimeve të Kodit Zgjedhor që adresojnë vetëm rekomandimet e OSBE\ODIR, për zgjedhjet e fundit të Shqipëri.

“Që në krye të herës, ky nuk është një projekt që ka dalën nga zyrat e PS-së, dua të them nuk është një projekt strict apo i njëanshëm i përfaqësuesve të PS-së në, por është një projekt i hartuar nga ekspertë të kontraktuar me bujari  nga ambasada Gjermane dhe fondacionet gjermane që janë prezent në Shqipëri dhe janë rezultat i një procesi disa mujor që kemi zhvilluar si Komision Parlamentarë për reformën zgjedhore dhe përkatësisht një normim, një përkthim në amendime përkatëse të konkluzioneve të gjashtë tryezave që kemi trajtuar, pra mbledhjeve të Komisioni Ad Hoc të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, apo  ekspertëve ndërkombëtare dhe vendas, përfaqësuesve të organizatave ku Shqipëria aderon. Pra gjashtë  tryeza ku kemi diskutuar çështjet e rekomandimet e OSBE/ODIR dhe çështjet të tjera politikë që duam ti adresojmë në reformën zgjedhore”, tha Çuçi.

Më tej, ai shtoi se “ky draft pasqyron konkluzionet e këtyre takimeve të hapura, rekomandimeve të OSBE/ODIR, dhe nuk kemi përfshirë në këto amendime, dy çëshje që vijnë si rezultat i kërkesave nga PS-PD dhe përkatësisht çështjet që lidhen me përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe mundësimin e votimit të shqiptarëve që votojnë jashtë Shqipërisë.

Duke folur për takimin, Çuçi  tha se “Pse e bëjmë këtë takim? Opozita ka deklaruar dhe ka se ka bojkotuar parlamentin dhe ka të gjithë  tryezat siç është dhe Komisioni Ad Hoc për çështjet zgjedhor. Nga ana tjetër, bashkë më opozitën kemi rënë dakord për një axhendë për një kalendar të veprimeve që do të ndërmarrim deri në amendimet e Kodit Zgjedhor në mënyrë që të adresojmë rekomandimet e OSBE/ODIR dhe çështje të tjera që do ngremë në komision. Dhe sipas këtij kalendari, ashtu siç kemi rënë dakord në takimet e fundit  të korrikut kemi bashkëpunuar në mënyrë të frytshme. Si ramë, dakord gjatë muaj gusht dhe shtator, ekspertët do përkthenin në norma konkluzionet e mbledhjeve të Komisionit  Ad Hoc parlamentarë në mënyrë të hynim në fazën e diskutimit më të gjerë të këtyre amendimeve deri në miratim dhe sigurisht para miratimit në marrjen e opinionit të Komisionit të Veneciave”.

“Për këtë arsye kemi vendosur bashkë në Komision të Reformës zgjedhore që fundi i shtatorit do të ishte koha ku ne do të kishim, projektin e parë amendimet e para që ne do të adresonim këto çështje. E them këtë gjë për ta vendosur në kontekst takimin e sotëm edhe për të demonstruar , pavarësisht bojkotit të opozitës ne duhet të ndjekim kalandarin se nuk ka shumë kohë për të kapur detyrimin ligjorë që kemi që të mbyllim çdo ndryshim të Kodit Zgjedhor, gjashtë muaj para zgjedhjeve të radhës”, tha ai.

Ky takim edhe një është tregues i përgjegjshmëri se forcës politike ndaj qytetarve, partnerëve dhe axhendës parlamentare për të adresuar rekomandimet e ODIHR-OSBE. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test