Policia apel mediavse: Kujdes me informacionet për operacionin në Has, rrezikoni efektivët - Bota Sot
Policia apel mediavse: Kujdes me informacionet për operacionin në Has, rrezikoni efektivët

Shqipëria

E martë, 20 nëntor 2018

Policia apel mediavse: Kujdes me informacionet për operacionin në Has, rrezikoni efektivët

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 16:57
Policia e shtetit

Gjatë ditës së sotme u publikua zbulimi i një laboratori droge në Has.

Shumë portale dhe media kanë publikuar detaje nga ky operacion, të cilat nuk janë konfirmuar ende nga policia për arsye se operacioni është ende në vazhdim. Një njoftim i tillë është bërë nga Policia e Shtetit, e cila bën apel që mediat të jenë më të kujdesshme me dhënien e detajeve apo informacione pasi operacioni ende nuk ka përfunduar dhe gjithashtu cënohet siguria e efektiveve të Policisë të përfshirë në aksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Per shkak se operacioni i Policise se Kukesit per goditjen e rrjetit te implikuar ne ngritjen e nje laboratori droge, nuk eshte perfunduar ende, dhe per te mbrojtur e mos cenuar sigurine e efektiveve te Policise te perfshire ne aksion, i kerkojme medias te jete e matur ne raportime.

Siç kemi njoftuar me heret, ne  ditet ne vijim,  Policia, Prokuroria dhe agjencite e tjera ligj zbatuese do te kene nje dalje te perbashket per te bere publike detaje nga operacioni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test