Komandot shqiptarë, pjesë e stërvitjeve më të madha të NATO-s

Shqipëria

Komandot shqiptarë, pjesë e stërvitjeve më të madha të NATO-s

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:36
Komandot shqiptarë

Efektivët e Batalionit Komando të Forcës Tokësore të Shqipërisë marrin pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO që prej Luftës së Ftohte.

Në një njoftim, Ministria e Mbrojtjes thotë se komandot shqiptarë i janë bashkuar stërvitjes “Trident Juncture 2018”, pjesë e së cilës janë 50.000 trupa, 10.000 automjete, 65 anije, 250 aeroplanë nga 31 vende të NATO-s si dhe vende partnere.

Kjo stërvitja po zhvillohet në Norvegji.

Qëllimet kryesore të “Trident Juncture 2018” janë të trajnojnë Forcën e Reagimit të NATO-s dhe të testojnë aftësitë e mbrojtjes së aleancës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat