Historia e familjes së Hysen Zhupanit në Shijak, ja çfarë ka ndodhur sot me ta, Rama i mirëpret në shtëpinë e re

Shqipëria

Historia e familjes së Hysen Zhupanit në Shijak, ja çfarë ka ndodhur sot me ta, Rama i mirëpret në shtëpinë e re

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 08:21
Kryeministri Edi Rama në shtëpinë e re të Hysen Zhupanit

Kryeministri Edi Rama bëri publik pak javë më parë gjendjen e familjes së Hysen Zhupanit në Shijak. Në pamjet që shefi i qeverisë publikoi në Facebook, shihej situata e rëndë ku jetonte Zhupani bashkë me fëmijët e tij.

Rama iu premtoi se shtëpia do të rindërtohej para se të vinte dimri, dhe kështu ka ndodhur.

Ditën e sotme, në rubrikën e përditshme në Facebook ‘Mirëmngjes’, kryeministri ka ndarë me ndjekësit e tij pamje nga banesa e rindërtuar dhe me kushte të mira jetese. Ai ka mirëpritur Zhupanin bashkë me fëmijët e tij.

‘Bukur ëëë? Ja dhe televizori. Të jemi të qartë, ju këtu, vetëm 10-ta në shkollë. Shtëpinë e keni, ja librat dhe Tv, televizor kur të kenë mbaruar mësimet.”-iu ka thënë Rama-fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat