Arrestohet 27-vjeçari nga Tirana, së bashku me vëllain të maskuar dhe të armatosur kanë…

Shqipëria

Arrestohet 27-vjeçari nga Tirana, së bashku me vëllain të maskuar dhe të armatosur kanë…

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Policia në Mat ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim për disa vepra penale. Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se 27-vjeçari Alban Uka, “në bashkëpunim me vëllain e tij (shtetasin A.U, i cili është në kërkim), në fshatin Baz Mat, janë futur të maskuar dhe të armatosur në lokalin e shtetasit E.Ç, 25 vjeç, dhe gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik në ajër disa herë dhe më pas kanë goditur me qytën e pistoletës duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E.Ç”.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim veprat penale “Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”,”Shkatërrim i pronës”,”Plagosje e lehtë me dashje”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

Alban Uka, 27 vjeç, banues në Tiranë

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me datë 07.02.2018, në bashkëpunim me vëllain e tij (shtetasin A.U, i cili është në kërkim), në fshatin Baz Mat, janë futur të maskuar dhe të armatosur në lokalin e shtetasit E.Ç, 25 vjeç, dhe gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik në ajër disa herë dhe më pas kanë goditur me qytën e pistoletës duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E.Ç .

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat për këtë shtetas kia vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprat penale “Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”,”Shkatërrim i pronës”,”Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet 84,278/1, 274, 150 , 89,e 25 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat