'Kaçifasi', eurodeputetja: Edi Rama kryeministri më i korruptuar

Shqipëria

'Kaçifasi', eurodeputetja: Edi Rama kryeministri më i korruptuar

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:27
Eleni Theocharous

Edhe eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous ka mbërritur sot në Bularat për të vizituar familjen e ekstremistit grek Konstandinos Kacifas.

Por Theocharous ka vendosur që nga Bularati të sulmojë Shqipërinë.

Duke folur për kryeministrin, Theocharous tha se ‘Edi Rama është kryeministri i korrupsionit’.

‘E konsideroi detyrim moral të ngrejë çështjen Kacifas si dhe te shkeljes së të drejtave të minoritarëve të zonës ne përgjithësi.

Mund të arrestohej, por u vra. Ai u ekzekutua nga policia shqiptare, ndërkohë që nëse donte kishte mundësi dhe aftësi’, ka thënë Theocharous për mediat greke.

Duke komentuar deklaratat e Edi Ramës, eurodeputetja Theochausi deklaroi:

‘Le te jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron ‘ekstremist të marrë’ e jo Athina. Kam detyrim moral te hap çështjen e shkeljes së te drejtave dhe vrasjes së Kacifa në PE’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat