‘Kaçifa’, lirohen 12 ekstremistët e ndaluar në Gjirokastër, edhe Karathano

Shqipëria

‘Kaçifa’, lirohen 12 ekstremistët e ndaluar në Gjirokastër, edhe Karathano

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 07:54
Policia e Shtetit k

Policia e Shtetit ka liruar 12 ekstremistët që kishin ardhur nga Greqia  në Gjirokastër për të ndjekur ceremoninë mortore të Konstandin Kaçifas. Lirimi i tyre bë gjatë natës. Sipas Policisë, ata kanë shfrytëzuar ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Sot ata janë liruar, përfshirë edhe kreun e grupit të tyre, Babis Karathano, Kryetar i Asociacionit Qendror të Epirit të Veriut, por do të hetohen në gjendje të lirë. Të gjithë akuzohen për nxitje të urrejtjes. Mbi Karathanon rëndon edhe vepra e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Gjatë mesditës së djeshme, në fshatin Bularat të bashkisë Dropull, Gjirokastër u zhvillua ceremonia mortore e të ndjerit Konstandin Kaçifa.

Policia e Shtetit njoftoi se  për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë mortore, si dhe shmangjen e incidenteve të mundshme që mund të lindnin nga prezenca e personave me prirje ekstremiste, mori një sërë masash parandaluese.

Në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, Policia ka kryer kontrolle të imtësishme të personave, të cilët vinin nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në Bularat.

Si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrjetjen.

Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Në përfundim të ceremonisë nga ana e Policisë janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër 12 shtetas. Ndaj personave të shoqeruar po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria.

Theksojmë faktin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke ka pasur një bashkëpunim mjaft të mirë për parandalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste.

Policia Greke kishte marrë masa shtesë në Kakavijë dhe është treguar bashkëpunuese me Policinë Kufitare të Kakavijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat