Kryemadhi: Rama shpesh herë ka sabotuar punën e ministrave të LSI-së - Bota Sot
Kryemadhi: Rama shpesh herë ka sabotuar punën e ministrave të LSI-së

Shqipëria

Kryemadhi: Rama shpesh herë ka sabotuar punën e ministrave të LSI-së

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 13:05
Monika Kryemadhi

Gjatë një takimi me strukturat e partisë në Shkodër, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.

Kryemadhi u shpreh se në qershor të 2017-ës LSI vendosi për shumë arsye që të ishte kundër qeverisë, edhe pse tek disa njerëz solli sipas saj zhgënjim.

“Për hir të së vërtetës dua të theksoj se LSI pas zgjedhjeve të 2017-ës nuk kishte më mënyrë tjetër, por vetëm një qëndrim të saj, pozicionimin e saj në opozitë.

Dalja në opozitë mund të ketë qenë zhgënjim për disa njerëz, por ishte e domosdoshme. Ose do të bëheshim palë me qytetarët, ose për t’u bërë pjesë dhe bashkëfajtor me grupet kriminale të Edi Ramës. Kemi dëgjuar shprehje vulgare të Ramës ku me tutat e tij të sportit që fliste për kazanin, shushunjat, garuzhde dhe tepsitë.

Sot ai i ka vet të gjitha këto. Qeverisja me ta ka qenë një qeverisje ku ministrat e LSI kanë bërë më shumë se kushdo tjetër, edhe kur kryeministri i sabotonte me punën e tyre”, -tha Kryemadhi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test