KPK, rivlerësohet gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës, Enton Dhimitri - Bota Sot
KPK, rivlerësohet gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës, Enton Dhimitri

Shqipëria

KPK, rivlerësohet gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës, Enton Dhimitri

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 12:48
Njoftimi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë në shqyrtim këtë të mërkurë gjyqtarin Enton Dhimitri, pjesë e Apelit të Gjirokastrës, por që po i nënshtrohet rivlerësimit me përparësi pasi është kandidat për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Hetimi, si gjithmonë do të bëhet për të treja kriteret, atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe integritetin.

Sipas raportit të sjellë nga ILDKPKI-ja, deklarimi i pasurive të Enton Dhimitrit është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Ai ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë, nuk ka fshehje pasurie dhe nuk ndodhet në situatën e konfliktit të interesit. ILDKPKI-ja thotë se subjekti i rivlerësimit ka qenë bashkëpunues gjatë procesit të hetimit.

Megjithatë, nga seanca dëgjimore në KPK është mësuar se subjekti Dhimitri ka blerë një automjet në vitin 2011 për shumën e 13.900 eurove, me 5.000 euro kursime nga paga dhe 9.000 euro të marra në formë kredie, e është shitur 73 euro më shumë.

Gjithashtu subjekti zotëron një apartament 93 m2 në Gjirokastër, në vlerën e 4 milionë lekëve, i blerë nga ai dhe bashkëshortja, sikurse edhe një apartamenti 74.95 m2 i paregjistruar, në vlerën e 38.500 eurove. ILDKPKI-ja thekson se për apartamentin është paguar shuma e 32.500 eurove, ndërsa 9 fatura tatimore janë deklaruar për mobilimin e apartamentit në Gjirokastër. Për KPK-në, gjithsesi, çmimi i apartamentit të parë është më i lartë.

Sa i përket raportit të DSIK-së, konstatohet përshtatshmëri e subjektit për të vazhduar detyrën.

Në KPK është dorëzuar ndërkohë një denoncim, ku thueht se kunati i subjektit është i dënuar në Greqi me 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. Nga hetimi i KPK-së është konstatuar se kunati i subjektit është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike në vitin 2016. Edhe ONM-ja kishte marrë informacione nga autoritetet greke, për personin L.G..

Për këtë arsye, KPK-ja ka kërkuar sqarim në lidhje me marrëdhënien me kunatin. Subjekti i rivlerësimit mohon të ketë afrimitet me kunatin dhe nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me rekordet kriminale që kishte kunati. Subjekti parashtroi një sërë argumentesh, mes të cilave marrëdhëniet jo të mira me të.

Edhe pse L.G. rezulton të jetë i papërshtatshëm për subjektin, DSIK-ja e ka klasifikuar subjektin si person që s’ka lidhje me L.G., për çështjen për të cilën akuzohet ky i fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test