Kuotat për masterat në rritje, 1450 vende tek fakulteti Ekonomik

Shqipëria

Kuotat për masterat në rritje, 1450 vende tek fakulteti Ekonomik

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 13:24
Fakulteti Ekonomik

Rritet numri i studentëve të cilët kërkojnë të vijojnë studimet master në një ndër degët e Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit të Tiranës, ndërkohë që masteri shkencor ka kërkesë më të lartë.

Në një intervistë për televizionin SCAN, zëvendësdekani i këtij Fakulteti, Alban Korbi u shpreh se për t’ju përgjigjur kërkesave të larta është rritur edhe numri i kuotave të pranimit si për masterin profesional po ashtu edhe për atë shkencor duke arritur në rreth 1450 kuota, 585 për master shkencor dhe 865 për master profesional.

Ndërsa studentët, ata që vijojnë studimet në master po ashtu edhe në Bachelor shprehen se kanë zgjedhur këtë universitet për arsye të cilësisë ndërsa ndahen në qëndrime sa i takon tarifave të shkollimit si në nivelin e parë po ashtu edhe në atë master, disa prej të cilëve theksojnë se janë të larta.

252 mijë lekë duhet të paguaj një student i cili kërkon të vijoj një master profesional në fakultetin ekonomik ndërsa një tarifë më të lartë paguajnë ata që duan master shkencor deri në 172.8 lekë. Së fundmi sipas korbit kërkesa më të larta janë për masterin shkencor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat