Rama ‘ultimatum’ Ciprasit: Stop ‘Agimit të Artë’

Shqipëria

Rama ‘ultimatum’ Ciprasit: Stop ‘Agimit të Artë’

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 21:10
Rama, Ciprasi

“Autoritetet greke të dënojnë dhe të ndalojnë çdo përpjekje nga ‘Agimi i Artë,’ ose organizata të tjera ekstremiste, që të shkelet siguria dhe dinjiteti i shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.” Kjo është kërkesa e qeverisë shqiptare, ndaj shtetit grek, e përcjellë përmes Ministrisë së Jashtme.

Median greke botuan këtë kërkesë të qeverisë shqiptare pa konotacione negative. Por media që janë afër me “Agimin e Artë’  e quajnë një guxim shumë të madh këtë kërkesë të qeverisë shqiptare.

Portali grek “xryshaygh.com” e quan absurde kerkesën e qeverisë shqiptare. Reagimi i qeverisë shqiptare erdhi pasi në fshatin Lefkimi në Korfuz  u vra shqiptari Petrit Zilfie . Shqiptari u vrara në mënyrë brutale nga një anëtar i Agimit të Artë.

Banorët e fshatit grek nuk arrijnë ta besojnë se 63-vjecari shqiptar, me të cilin çdo ditë pinin kafe në kafenenë e fshatit u ekzekutua nga ekstremisti.

Pikërisht për vrasjet e fundit të shqiptareve në Greqi, Ministria jonë e Jashtme, ka dërguar një notë proteste duke shprehur “shqetësim për numrin e vrasjeve të shqiptarëve në Greqi gjatë dy javëve të fundit, ndërsa solidarizohet me familjet e tyre“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat