Çmimi i karburanteve, shoferët e bashkisë Kavajë protestojnë si francezë

Shqipëria

Çmimi i karburanteve, shoferët e bashkisë Kavajë protestojnë si francezë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 17:24
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e raportuara sot në dy qytete të vendit, në lidhje me çmimin e karburanteve.

“Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë, ata të bashkisë Shkodër si shoferë dhe ata të bashkisë Kavajë si francezë”, theksoi Kryeministri Rama.

Kreu i Qeverisë komentoi edhe protestën e studentëve në Tiranë për të cilët thotë se nuk duhet të “përdoren si qendër graviteti e revolucionit”, nga Kryemadhi dhe Basha.

“Studentët s’duhet të dialogojnë, po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit & Monikës. Jo politikë?”, thotë Kryeministri Rama. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat