Shtrëngoni çadrën, shirat pushtojnë vendin

Shqipëria

Shtrëngoni çadrën, shirat pushtojnë vendin

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 08:19
Ilustrim

Orët e para të ditës paraqiten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin, më të dendura në rajonin Jugor – Juglindor.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në kushte të paqëndrueshme atmosferike me vranësira të dendura dhe reshje të dobëta shiu dhe dëbore në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit.

Ndërsa mesdita sjell rritje te tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C në 16 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat