Dressen më i miri, zviceranët në Top 5-she! Zhgënjejnë austriakët  - Bota Sot
Dressen më i miri, zviceranët në Top 5-she! Zhgënjejnë austriakët 

Skijim

Dressen më i miri, zviceranët në Top 5-she! Zhgënjejnë austriakët 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 15:58
Dressen më i miri, foto APA

Skiatori nga Gjermania, Thomas Dressen, triumfoi në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Saalbach-Hinterglemm të Austrisë.

Skiatorët zviceranë renditen në Top 5-she, ndërsa austriakët zhgënjejnë! Garë ishte e fortë dhe që solli edhe drithërima në mesin e tifozëve me fanatikë të sporteve të bardha, për faktin se diferenca ka qenë shumë e ngushtë mes pozitës së parë dhe të tretë.

Dressen zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:32,96 minuta, me kohën më të mirë për 7 qindtat se zvicerani Beat Feuz. E veçanta e garës në lëshim gjithsesi ishin edhe skiatorë zviceranë, të cilët zunë pozitat nga dy deri në të pestën. Mauro Caviezel renditet në vend të tretë me 9 qindtat e kohës më të ngadalshme se fituesi i garës por duke lënë pas bashkëkombësit Carlo Jankan dhe Niels Hintermannin. Austriakët zhgënjejnë dhe në Top 10-she renditet vetëm një.

Vincent Kriechmayr zuri vendin e gjashtë me 54 qindtat e kohës më të dobët se vendi i parë.

Kjetil Jansrud kishte kohën identike Kriechmayr. Në lëshim Feuz prinë me 600 pikë, duke lënë pas Dressen me 406, Paris 384, Kriechmayr 344, Kilde 333, Mayer 324 pikë etj. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Kristoffersen udhëheq me 903 pikë apo ka 21 më shumë se Kilde. Në pozitën e tretë renditet Pinturault me 842 pikë, i ndjekur nga Mayer 716, Feuz 697, Kriechmayr  628 pikë etj.

Rezultatet 
1. Thomas Dressen (Gjermania)    1:32,96
2. Beat Feuz (Zvicra)    +0,07
3. Mauro Caviezel (Zvicra)    +0,09
4. Carlo Janka (Zvicra)    +0,26
5. Niels Hintermann (Zvicra)    +0,49
6. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    +0,54
6. Vincent Kriechmayr (Austria)    +0,54
8. Maxence Muzaton (Franca)    + 0,60
9. Johan Clarey (Franca)    +0,64
10. Aleksander Kilde (Norvegjia)    +0,74

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat