Federata e Pingpongut shpalli më të mirët e vitit 2018

Sporti

Federata e Pingpongut shpalli më të mirët e vitit 2018

Më: 12 janar 2019 Në ora: 12:06
Federata e Pingpongut shpalli më të mirët e vitit 2018

Në një ceremoni soleme, Federata e Pingpongut e Kosovës ka shpallur sot me të mirët e vitit që lamë pas.

Për arritjet dhe sukseset gjatë vitit 2018 pingpongisti më i mirë u shpall Mentor Shabani,  nga klubi “Ahmet Hoxha”, Ferizaj.  Ishte pikërisht ky edhe klubi që u shpall më i suksesshmi i vitit.

Po ashtu, trajneri i këtij ekipi, Yll Maloku u shpall më i miri për vitin 2018.

Kurse pingongistja më e mirë u shpall Linda Zeqiri, nga klubi “Drita” i Gjilanit.

Kryetari i FPPK-së, Nehat Çitaku tha se ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për federatën që ai drejton, duke theksuar se janë organizuar gjithë aktivitetet e parapara.

“Këtë vit arritëm me sukses të organizojmë gjithë aktivitetet e parapara për këtë vit. Pingpongistët Kosovarë ishin pjesë e organizimeve ndërkombëtarë, ku shënuan suksese të mëdha. Këtë vit për herë të parë pingpongistëve  Kosovarë ju refuzua paraqitja në Spanjë, pas një varg shkresat qe ju bënë më në fund u arritë qëllimi që pingpongistët të pranohen në atë aktivitet”, tha ai

Po ashtu, u ndanë mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar për pingpongun, veçmas për Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, si dhe Pallatin e Rinisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat