Zemër bardhë apo jo! I kujdesshëm deri në pikën e fundit. I vlon shpirti edhe për shpezët dhe ka dëshirë që t’i shoh të lumtura edhe ato. I forti i Kosovës, Bujar Muli, një sportist i sporteve ekstreme, i peshave të rënda, i ushqen pëllumbat në Zurich të Zvicrës.
Një gjest human i Mulit dhe një shembull që duhet ndjekur.
Ai është shpirt butë dhe lutet që çdo njeriu të jetë i lumtur e i pasur e më gëzime në jetë. Por synimet e tija janë që të thyejë rekorde në ngritjen e peshave apo ndaljen e veturave.