Xhambazi vendos rekord të ri në stilin ‘Bretkocë’

Sporti

Xhambazi vendos rekord të ri në stilin ‘Bretkocë’

Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:35
Xhambazi vendos rekord të ri në stilin ‘Bretkocë’

Notari, Dasar Xhambazi,  ka vendosur rekord të ri në Kosovë në stilin Bretkocë.

Xhambazi këtë e ka bërë në garat e notit që po zhvillohen në Edirne të Turqisë “EDIRNE CUP 2019”, shkruan Insporti. Ai në 50m Bretkocë ka thyer rekordin e Kosovës më kohen 00;30;58 duke përmiësuar rekordin për 9 të qintat e sekondit.

Rekordin e mbante Lum Zhaveli  që nga viti 2016.

Dasari tregon se gara ishte tejet e fortë, mirëpo angazhimi dhe dëshira e tij e madhe për të arritur suksese në këtë sport nuk e ndaloi atë për të dalur triumfues.

“Duke e pasur parasyshë moshën time ky fakt më ka gëzuar shumë, kam thyer rekordin e Kosovës dhe jam i kënaqur me arritjet e mia”, shtoi Dasari.

Ndryshe, Dasari synon që arritjet e tij momentale ti ndryshoj edhe në të ardhmen, duke u bërë kështu pjesë e olimpiadës me të rëndësishme të sportit të notit “TOKYO 2020”.

Për sukseset e tij, Dasari falënderoi garuesit e tjerë, familjen dhe miqtë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat