Presidenti i MMA nga Austria, së bashku me Besart Berishën do të mbajnë stërvitje në Kosovë

Sporti

Presidenti i MMA nga Austria, së bashku me Besart Berishën do të mbajnë stërvitje në Kosovë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 12:32
Gehard Ettl, Besart Berisha dhe Dr. Fritz Treiber

Nën organizimin e trajnerit Butrint Ejupi, presidenti i MMA i Austrisë, Dr. Fritz Treiber së bashku me sportistin Besart Berisha, do të vizitojnë Kosovën ku do të mbajnë edhe stërvitje e cila do të mbahet me dyer të hapura.

Image
Butrint Ejupi

Besart Berisha është nënkampion i Austrisë në MMA, ka zënë vendin e tretë në Evropë dhe vendin e gjashtë në turnirin botërorë, ku kanë marrë pjesë mbi 260 atletë. Ai ka përvojë mix në arte marciale, kickboks dhe boks.

Stërvitja në Kosovë do të mbahet me qëllim që të përzgjidhen talentë nga Kosova, ku të përzgjedhurit do të ftohen për gara në kampionatin Evropian në Itali.

Image
Besart Berisha

Besart Berisha deri më tani ka përfaqësuar Austrinë, mirëpo në këtë kampionat do ta vesh fanellën e Kosovës.

Gjithashtu, në stërvitje do të jetë prezentë edhe trajneri i ushtrisë luftarake të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat