Pingpongisti, Fatih Karabaxhaku flet për përvojën e tij në lojërat Evropian ‘Minsk 2019’

Sporti

Pingpongisti, Fatih Karabaxhaku flet për përvojën e tij në lojërat Evropian ‘Minsk 2019’

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 20:49
Fatih Karabaxhaku

Ka përfunduar tashmë gara e pingpongistit tonë, Fatih Karabaxhaku në lojërat Evropian të ‘Minsk 2019’ që u organizua në Bjellorusi.

Pingpongisti Fatih Karabaxhaku pësoi humbje nga holandezi me përvojë Ewout Oostwouder, në raundin e parë të Lojërave Evropiane Minsk 2019.

Por pingpongisti i ri tregoi për përvojën e tij në këto lojëra dhe si u ndje ai gjatë ndeshjes kundër holandezit, Oostwouder.

“Për mua ishte një përvojë shumë e mirë, këtë e konsiderojë si arritje së pari për mua por edhe për pingpongun kosovarë.

“Kundërshtari holandez ishte më i përgatitur dhe me më shumë përvojë se unë – kjo ndoshta ka ndikuar që ai ta fitojë ndeshjen. Ndërsa në të ardhmen pres që të vazhdojë me sukseset e mija dhe të kem arritje sa më të mëdha”, përfundoi Karabaxhaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat