De Gea me vendim të madh për të ardhmen - Bota Sot
De Gea me vendim të madh për të ardhmen

Sporti

De Gea me vendim të madh për të ardhmen

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 08:35
Foto

David De Gea po qëndron në Manchester United pasi ka rënë dakord me kontratën e re që e sheh atë të bëhet portieri më i paguar në botë.

Marrëveshja e tij e re do të thotë se tani do të fitojë 400 mijë euro në javë.

28-vjeçari ishte në vitin e fundit të kontratës aktuale ku fitonte 200 mijë funte në javë dhe mund të kishte lënë ‘Old Trafford’ si një lojtar i lirë verën e ardhshme.

PSG kishte shpresuar të joshte spanjollin në kryeqytetin francez, por intervenimi i trajnerit Solskjaer ka qenë jetik për vendimin e portierit.

De Gea kërkoi siguri nga Ed Woodward për të ardhmen e klubit. Ai e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pjesë e një ekipi të aftë për të sfiduar për trofe të mëdhenj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...