Dy notaret e Kosovës, Jona Macula dhe Elona Zhugolli, mbyllën garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
Të dyja garuan sot në 50 metra stil i lirë. Jona pati kohën 31.32 sekonda, ndërsa Elona 32.93, por që nuk mjaftuan për t’u kualifikuar tutje.
Të dyja dhanë maksimumin, duke thyer njëkohësisht rekordet personale.