Edmond Thaçi kryetar i ri i SHGSK-së

Sporti

Edmond Thaçi kryetar i ri i SHGSK-së

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 16:14
Edmond Thaçi kryetar i ri i SHGSK-së

Edmond Thaçi (gazetar në Radio Kosovë) është zgjedhur kryetar i ri i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Në kuvendin e kësaj shoqate, i cili u mbajt në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, Thaçi është votuar unanimisht nga të gjithë pjesëmarrësit e këtij kuvendi, duke e pasuar në këtë pozitë Arlind Grantollin, i cili e drejtoi me sukses këtë shoqatë në mandatin katërvjeçar, gjatë të cilës periudhë SHGSK arriti të anëtarësohet në AIPSA.

Ndërkohë, në votimin e fshehtë për anëtarë të ri të Bordit të SHGSK-së u zgjodhën Alba Merovci, Jon Ajeti, Qëndresa Krelani, Lorik Jashanica dhe Arbnor Rahova, derisa në pozitën e sekretarit u zgjodh Artan Muhaxheri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat