Kosova në Moskë

Sporti

Kosova në Moskë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 16:43
Kosova në Moskë

Kombëtarja e Kosovës në karate do të marr pjesë në “Karate1 Premier League” në Moskë, që do të mbahet nga 4-6-tetor.

“Kosova ka udhëtuar për Moskë, për të marr pjesë në Premier League, garë shumë të rëndësishme për pikët e normës Olimpike, në këtë garë do te marrin pjesë vetëm 100 garuesit me te mirët e botës në kategoritë e ndryshme.

Ekspedita e Kosovës përbëhet nga përzgjedhësi Ylber Syla se bashku dhe 4 garues qe do te paraqiten në kategoritë: Fortesa Orana kategoria mbi 68 kilogram, Adelina Rama deri në 61 kilogram, Herolind Nishevci mbi 84 kilogram dhe Elhami Shabani deri në 75 kilogram”, bëhet e ditur nga Federata e Karatesë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat