Pse po heshtin sportistët?!

Sporti

Pse po heshtin sportistët?!

Më: 9 janar 2020 Në ora: 16:13
Blerim Vula

Seria e takimeve LVV-LDK, por marrëveshje, pra edhe Qeveri ende nuk ka. Vërtet nuk e kam të qartë se kush do të mund të tregonte se kur do t’i shohim rezultatet e këtyre takimeve. Kam përshtypjen, qofsha i gabuar, që këtë nuk mund ta thënë as Kurti e as Mustafa?!

Dhe, duke e pritur “tymin e bardh”, diçka po më gërryen në shpirt. Në fakt, kur dëgjova për herë të parë për propozimin që Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit të ndahet dhe sporti ti bashkëngjitet shëndetësisë, mendova se është ndonjë gabim portalesh apo ndonjë mahi. Me kalimin e ditëve, vetëm sa u binda se kjo është “ide serioze”. Këtë e konsideroi aq të paqëlluar sa po më gërryen në shpirt.

Sporti, i cili, viteve të fundit, mbase në mënyrën më të shndërritshme e ka prezantuar Kosovën (të kujtojmë Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin..., Vedat Muriqin, Arbër Zenelin, Milot Rashicen, Amir Rrahmanin...), tash, sipas këtij vendimi më të ri, do t’i bashkohet njërës prej ministrive më problematike të pasluftës, asaj të shëndetësisë!!!

Si është kjo e mundur, si mund të shpjegohet kjo?!!!

Dhe kur sportit po i përgatitët një trajtim në “të ndryshme” në Ministrinë e Shëndetësisë, nuk kam pasur rast të dëgjoi zërin e reagimit të sportistëve (atyre aktiv, trajnerëve, punëtorëve sportiv, e pse jo edhe tifozëve...). Pse po heshtët kështu? Nga kush po frikohemi që nuk po reagojmë. Askush nga askush nuk do të duhej të frikësohej në shoqëri demokratike.

Tek e fundit, nëse dikush duhet të “frikësohet” atëherë më shumë do të duhej që politikanët t’i frikësohen sportistëve, sepse këta të dytët e kanë prezantuar Kosovën në mënyrë më dinjitoze se të parët, shkruan Blerim Vula, ish sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gazetar sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat