Salihasi: Ja si u ndjeva

Sporti

Salihasi: Ja si u ndjeva

Më: 19 janar 2020 Në ora: 18:03
Salihasi: Ja si u ndjeva

Tre lufta, tre fitore, pa asnjë pikë të humbur, të gjitha të fituara me tush (10-0).

Mundësi i KM Tefejyz, Aid Saihasi u shpall kampion në kampionatin zgjedhor të Maqedonisë së Veriut, i cili dje u mbajt në Shkup.

Salihasi për herë të parë garoi në konkurrencën e seniorëve dhe ia doli të bëhet i pari, në kategorinë deri mē 57 kg. Në luftën e fundit, ai mposhti Arben Abazin nga Studeniçani.

"E pritja se do të fitoj, pasi nuk kisha frikë nga asnjë kundërshtar. Të vetmën frikë e kisha se për herë të parë garoja si senior. Nuk jam gëzuar që i mposhta kundërshtarët, sa jam gëzuar që dola i pari si senior me 17 vite, dhe pa asnjë pikë të humbur", rrëfehet kampioni i ri Salihasi.

"Synimet e mija janë të përgatitem mirë dhe të fitoj medalje në kampionatet europiane dhe botërore për senior", tregon ēndrrën e tij talenti i madh dhe shpresa e mundjes në vendin tonë, Aid Salihasi./reshat ibrahimi/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat