Atleti 20-vjeçar fluturon 6.18 metra dhe vendos rekord botëror

Sporti

Atleti 20-vjeçar fluturon 6.18 metra dhe vendos rekord botëror

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 14:10
Armand Duplantis

Harrojeni Sergey Bubka. Idhulli i ri në garën e kërcimit me shkop është suedezi Armand Duplantis.

Në një turne të sallave të mbyllura të zhvilluara në Glasgou të Skocisë, atleti 20-vjeçar vendosi rekord të ri botëror, duke kërcyer 6.18 metra.

Ai përmirësoi me 1 centimetër rekordin 6.17 metra që kishte vendosur vetë një javë më parë, në Poloni.

Pra, brenda një jave, atleti suedez arrin të bëjë mrekullinë në garën e kërcimit me shkop, duke “fluturuar” në ajër.

Për 7 ditë ai përmirësoi me 2 centimetra rekordin e francezit Renaud Lavillenie (6.16 metra), rekord që ishte vendosur në vitin 2014.

Sipas specialistëve ai ka mundësi që të kërcejë deri në 6.25 metra në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat