Edhe kjo ngjan, mbi tortë shkruan Vokrri dhe janë vënë skitë! Ja kush e bëri sot këtë në Kosovë - Bota Sot
Edhe kjo ngjan, mbi tortë shkruan Vokrri dhe janë vënë skitë! Ja kush e bëri sot këtë në Kosovë

Sporti

Edhe kjo ngjan, mbi tortë shkruan Vokrri dhe janë vënë skitë! Ja kush e bëri sot këtë në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2020 Në ora: 17:19
Tortja me emrin e Vokrrit dhe me skitë

E pazakontë por e mrekullueshme! Një tortë e bardhë e ku me të zeza shkruan Vokrri, ndërsa janë vënë edhe skitë me ngjyrë të kuqe, paksa me të zezë e të bardhë, duke uruar datëlindjen e trajneres së hendbollit ferizajas Vlora Jashari!

Një tortë e bukur e me skitë që ia japin edhe një bukuri shtesë.

E kush e bëri këtë? Lena, një shoqe e Vlorës! 

Image

Lena majtas dhe Vlora djathtas

Vlora njihet si Vokrri i hendbollit! Qysh si fëmijë, lagjja e shkolla e thërrisni Vokrri, Vokrri sepse pak a shumë i ngjante legjendës së futbollit tonë, të ndjerit Fadil Vokrri. 

Edhe sot e thërrasin Vokrri Vlorën e cila është kryetrajnere e Kastriotit të Ferizajt!
Habia tjetër është se, shoqja e saj në gjuhën angleze (happy birthday) nuk e uron me emrin Vlora por Vokrri! E përse skitë?

Vlora përveç hendbollit është shumë e dhënë pas skijimit dhe është edhe instruktore.  Ajo është në gjendje edhe të vdes për skijim sepse e do më shpirt. I fle fortë në zemër skijimi! 

Image

Sot feston 39 vjetorin e lindjes, ku është trajnere e hendbollit dhe instruktore e skijimit. Befasia që ia solli shoqja e emocionoi shumë, sidomos tortja me mbishkrimin Vokrri dhe me skitë, ia bën zemrën mal!  Kur e thërret Vlora rrallë përgjigjet se mendon se e ka emrin Vokrri! Karakteristikë e rrallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat