Federer, Ronaldo, Messi… sportistët më të paguar në botë, sipas Forbes! - Bota Sot
Federer, Ronaldo, Messi… sportistët më të paguar në botë, sipas Forbes!

Sporti

Federer, Ronaldo, Messi… sportistët më të paguar në botë, sipas Forbes!

Më: 30 maj 2020 Në ora: 09:23
Federer, Ronaldo, Messi

Sipas një hulumtimi të përgatitur nga ana e revistës ”Forbes”, e cila ka llogaritur pagat, të ardhurat nga sponsorët dhe bonuset e sportistëve nga qershori i vitit 2019 deri në qershor të vitit 2020, teniseri, Roger Federer është sportisti me fitimet më të mëdha këtë vit.

Federer brenda një viti ka kapur shifrën e të ardhurave 106.3 milionë dollar.

Cristiano Ronaldo, që vitin e kaluar ishte prapa Lionel Messit, këtë herë është i dyti.

CR7 nga qershori i vitit kaluar dhe deri sot, regjistron 105 milionë dollar fitime, kurse Leo 104 milionë dollarë.

Në top 1 sportistët me më së shumti të ardhura janë edhe Neymar (95 milionë dollar), LeBron James (88.2 milionë dollar), Stephen Curry (63.9), Kevin Durant (63.9), Tiger Woods (62.3), Kirk Cousins (60.5) dhe Carson Wentz (59.1 milionë dollarë). 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat